Ushtarët e aviacionit amerikan të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO po kryejnë kontrolle të përditshme të mirëmbajtjes dhe shërbime rutinë për helikopterët UH-60 Black Hawk për t’u siguruar funksionimin e tyre, shkruan Gazetra Online Reporteri.net.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se këto përpjekje janë pjesë e misionit të KFOR-it për të garantuar mjedis të qetë dhe sigurt.
“Ushtarët e aviacionit amerikan të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kryejnë kontrolle të përditshme të mirëmbajtjes dhe shërbime rutinë për helikopterët e tyre UH-60 Black Hawk për të siguruar funksionimin e duhur dhe të besueshëm”
“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim.