Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka folur para mediave për tollovinë që është shkaktuar sot në Kuvend.
Teksa ka kërkuar shkarkimin e Donika Gërvallës ai tha se do t’i përdorin të gjitha mjetet demokratike që ajo të lirohet nga detyra.
Tahiri ka thënë se sjellja e mazhorancës në raport me opozitën, ishte e padrejtë.
“Ju e patë sjelljen e tyre në raport me LDK-në dhe Grupit tonë parlamentar. Ne patëm fyerje të vazhdueshme nga deputetët e VV-së.
I bëjmë thirrje kësaj mazhorance që të sillet konform rregullores së Kuvendit të Kosovës.
Sot u pamundësua vazhdimi seancës sepse në vazhdimësi kishim sulme nga ana e mazhorancës në mungesë të fakteve”, u shpreh ndër të tjer Tahiri.
Ai foli edhe për përplasjen mes deputetëve të PDK-së e VV-së duke thënë se deputetët e kësaj partie u odenduan nga ata të VV-së.
“Ne ishim duke dalë dhe fyerjet e ofendimet erdhën nga deputetë e VV-së. Ne nuk shkuam te vendi i tyre, ata erdhën te ne. Ishin në mënyrë masive duke na ofenduar dhe duke përdorë gjuhë rrugaçërie. Deputetët tanë në vazhdimësi ishin të sulmuar nga VV”, u shpreh ai.