Pranë tunelit të Kalimashit ka nisur protesta kundër vendosjes së taksës për Rrugën e Kombit.
Mësohet se situata është tensionuar menjëherë dhe protestuesit janë përplasur me forcat e policisë.
Protestuesit kanë goditur me gurë punonjësit e policisë, të cilët vendosën një kordon para për të penguar dëmtimin e vendit ku bëhet pagesa.