Nga 1 marsi 2019 shteti i Kamboxhias po i ndalon hyrjen shtetasve të Kosovës e kjo sipas autoriteteve të atjeshme po bëhet për arsye diplomatike.
Fatmir Haziri nga Gjilani por me vendbanim në Zvicër i ka thënë albinfo.ch se edhe pse posedonte vizë të rregullt tre mujore, atij i është thënë se i ndalohet hyrja në Kamboxhia “për shkaqe diplomatike”.
Edhe pas disa insistimeve nga ana e tij sepse ai brenda vitit kishte vizituar dy herë këtë vend i është thënë se ky vendim është marrë nga qeveria e vendit në fjalë.
Gjithashtu në pasaportën e Hazirit vërehet një dallim në mes të vizës së vitit të kaluar dhe asaj të këtij viti:
Në anën tjetër nuk ka ndonjë raport se shteti i Kamboxhias nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe nuk dihen arsyet e këtij vendimi, shkruan albinfo.ch. Prandaj Fatmir Haziri kërkon nga autoritetet kosovare të punëve të jashtme që të sqarojnë se për çfarë bëhet fjalë në këtë rast.