Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, vizitoi stadiumin e futbollit në Gjilan dhe ka thënë se dy skuadrat futbollistike dhe dy tifozëritë e zjarrta të Gjilanit akoma nuk e kanë gati stadiumin e tyre.
Hoxhaj ka thënë se sporti është shumë i rëndësishëm për zhvillimin dhe shëndetin e të rinjve.
“Qyteti i Gjilanit njihet për pasionin e madh për futbollin dhe meriton sa më shpejt një stadium modern”.
“Në Qeverinë e Rimëkëmbjes të udhëhequr nga unë, stadiumi i qytetit në Gjilan dhe terrenet sportive kudo në Kosovë do të jenë prioritete shumë të rëndësishme”, ka shkruar Hoxhaj.