F.I., është personi që u arrestua për therjen e katër persona me thikë, të hënën në Ferizaj.
Burime të Tëvë1 mësojnë se i njëjti ishte i dënuar më parë me 15 vite burgim për vrasjen e gruas së tij.
Reklamë
ADVERTISEMENT
Ai dyshohet se u lirua nga burgu tri javë më parë, konkretisht rreth mesit të tetorit.
Ndërkaq, policia dje arrestoi personin e gabuar nën dyshimin për therjen e katër personave.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Vjosa Baftiu ka konfirmuar për Tëvë1 se tashmë i dyshuari kyç në lidhje me therjen e katër personave është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.
“Si fillim është ndaluar një person tjetër i cili u raportua në media E.S, i njëjti i është përshtatur profilit të të dyshuarit . E kanë shiku atë, i kanë sh iku kamerat, veshjen gjithçka është përshtat me të kërkuarin dhe me ngjarjen. Pra kanë qenë dyshimet e para se ai ka kryer këtë vepër penale, por më vonë është ndaluar një tjetër person që në fakt ka rezultuar që tashmë është i dyshuari kryesor në këtë rast”, deklaroi Baftiu.
Po ashtu ajo sqaroi se personi i parë i arrestuar është liruar me vendim të prokurorit.
“Pra ndalimi i tij është bërë për shkak se të dhënat i janë përshtatur profilit të të kërkuarit. Por për detaje të tjera besoj do të sqarohet Policia e Kosovës”.
Katër personat që i dyshuari i plagosi tashmë janë jashtë rrezikut për jetë.
Një 10-vjeçare ishte ajo që kishte plagë më të rënda, e cila u trajtua në QKUK.
Të plagosurit u vizituan edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi./teve1.info/