Në qytetin e Gjilanit, u zhvillua ceremonia e përurimit të Qendrës Kulturore dhe Konvikti i Vajzave “BURSA”, shkruan Radio Star.
Përmes një shkrimi në ‘facebook’, kryetari Hyseni, ka treguar se sot ka pritur në takim kryetarin e komunës Yildirim të Turqisë Yusuf Demirok, ambasadorin e Turqisë në Kosovë Çağrı Sakar dhe deputetë nga Parlamenti i Turqisë dhe i Kosovës.
Kryetari Hyseni është shprehur mirënjohës dhe falenderues për partnerët e këtij projekti, bashkëpunimin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm.
Shkrimi i plotë:
Sot përuruam Qendrën Kulturore dhe Konviktin e Vajzave “BURSA” në Gjilan
Prita sot në takim kryetarin e komunës Yildirim të Turqisë Yusuf Demirok, ambasadorin e Turqisë në Kosovë Çağrı Sakar, mytfiun e Kosovës Naim Tërnava, deputetë nga Parlamenti i Turqisë dhe i Kosovës.
Bashkë me delegacionin nga Turqia, përuruam Konviktin e Vajzave “BURSA” në Gjilan, projekt ky i financuar nga Shoqata Ndërkombëtare Humanitare dhe Kulturore “Stambolli”, që iu shërben shumë vajzave dhe grave me mbajtjen e aktivtiteteve si: mësim ditor, gara, kuize e programe të ndryshme.
Mirënjohës dhe falenderues për partnerët e këtij projekti, bashkëpunimin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm.