Sot është përuruar renovimi i shkollës SHFMU ”Abaz Ajeti” në Gjilan, me vlerë rreth 500 mijë euro shkruan Radio Star.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, Ministraj Artane Rozvanolli dhe kolektivi i shkollës bashkë me nxënësit e shkollës.
Shkrimi i plotë:
Bashkë me Ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ishim në përurimin e rinovimit të SHFMU ”Abaz Ajeti”.
Mbi 500.000 euro është investimi në termoizolim, ndërrimi i kulmit, dyer e dritare, sistem të ngrohjes, ndriçim LED, gëlqerosje, nyje sanitare, laboratore të shkencave të natyrës etj.
Ky investim lirshëm mund të konsiderohet si njëri ndër investimet më të mëdha, të bëra ndonjëherë në histori të shkollës! 🏫📚📝
#pergjilaninqeduam
#perarsimin
#pertegjithamoshat