Sot është përuruar rruga Gjilan-Bujanoc, me një gjatësi prej 2.9 kilometrash.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, Zëvendësministri Hysen Durmishi dhe Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.
Kjo rrugë është ndërtuar me katër korsi dhe përfshin shirit për biçikleta, trotuare dhe ndriçim publik.
Kostoja totale e saj ka arritur shifrën prej rreth 3 milionë euro.
Shkrimi i plotë Zëvendësministrit Durmishi:
Edhe një projekt i përfunduar nga MMPHI.
Bashk me ministrin Liburn Aliu dhe kryetarin e Gjlanit Alban Hyseni përuruam sot përfundimin e zgjerimit të rrugës Gjilan – Bujanoc, rrugë kjo e rëndësisë së madhe për këtë rajon dhe më gjerë.
Me buxhet prej 3 milion euro, kjo rrugë me gjatësi 2.9 km tani i ka katër korsi, shirit të bicikletave, trotuar në të dyja anët, ndriçim dhe sinjalizim te standardave të larta.
Urime!