Rritja e çmimit të naftës, biletave, produkteve ushqimore etj… ka ndikuar edhe çmimin e druve.
Këtë vit drutë po shiten me çmime më të larta në krahasim me vitet e kaluara, dhe në veçanti edhe me muajt e verës.
Derisa vjet 1 metër dru blihej me 35-40 euro, këtë vit çmimet po sillen nga 50 euro e lart.
Sipas druvarëve, kjo rritje arsyetohet me rritjen e çmimit të karburanteve dhe nga mungesa e druve si pasojë e prerjes së pyjeve.
Me gjithë këto ngritje çmimesh, theksojmë se pagat kanë mbetur të njëjta, duke përbërë problem për xhepin e qytetarëve.