Zyrtarë të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë njoftuar se përkundër reshjeve të pandërprera të borës, fluturimet po realizohen.
Sipas zëdhënësit për informim në Aeroportin e Prishtinës, Unidon Krasniqi disa prej këtyre fluturimeve po kanë vonesa si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike, gjegjësisht dukshmërisë së ulët, shkruan Indeksonline.
Krasniqi ka njoftuar se ekipet e tyre janë përgatitur dhe po punojnë në vazhdimësi për të mundësuar realizimin e fluturimeve të parapara.
“Fluturimet në ANP “Adem Jashari” po realizohen përkundër reshjeve të pandërprera të borës, me vonesa në disa prej tyre si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike, gjegjësisht dukshmërisë së ulët. Ekipet tona janë të përgatitura dhe po punojnë në vazhdimësi për të mundësuar realizimin e fluturimeve të parapara. I lusim udhëtarët që të jenë në kontakt me kompanitë ajrore përkatëse në rast të vonesave apo edhe anulimeve të mundshme”, ka njoftuar Krasniqi.