Në Gjilan u hap ekspozita me piktura dhe vizatime nga pesë talentë të rinjë të moshave të ndryshme: Albulena Kastrati, Era Leka, Erijon Radeci, Lirinda Haliti dhe Ronë Avdyli, ekspozitë e cila do të jetë e hapur për rreth 10 ditë, ku të pasionuarit pas artit mund ta vizitojnë. Kjo ekspozitë u realizua nga “Shkolla artistike e Gjilanit” për nder të 23- vjetorit të hapjes së kësaj shkolle dhe u mbajt në muzeun e qytetit të Gjilanit. Ky kurs profesional u hap në vitin 1998 nga pedagogët/ artistët: Mr. Avni Behluli- skulptor, Mr. Nagip Berisha- piktor dhe prof. Rasim Vllasaliu- grafist. Shkolla ka pasur rreth 241 nxënës dhe disa të tjerë jo të rregullt, nga të cilët shumica kanë vazhduar studimet më tutje si piktorë, skulptorë, grafist, dizajner, arkitekt e në shumë fusha të tjera, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në shtete tjera fqinje e edhe më larg.
Më poshtë mund t’i shikoni pikturat e realizuara nga këta talentë të rinjë, të cilat do të ju frymëzojnë përmes kreativitetit, ngjyrave dhe motiveve të ndryshme që ata kanë përdorur dhe sjellur në jetë përmes artit.
Autorë: Albin Zharjani, Jona Kallaba dhe Kledia Mehmeti.