Zbatimit i programit për ekonomi digjitale që financohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës ka nxjerrë në pah kufizimet e fshatrave sa i përket qasjes në rrjetin e internetit.
Nga programi për ekonomi digjitale kanë përfituar banorët e 5 fshatrave të Komunës së Gjilanit, ngase në fshatin Gadish, Sllakovc, Kishnapole, Zhegovc dhe Verbicë e Zhegovcit është duke u ndërtuar infrastruktura fikse me qëllim që të mundësohet lidhja e ekonomive familjare me fibër optik, ku edhe do të ofrohen shërbimet e internetit.
Ndërsa në këto fshatra qasje në internet deri tani nuk kanë pasur institucionet shkollore, institucionet shëndetësore dhe zyrat e gjendjes civile. Në bazë të programit, institucionet publike do të jenë të liruara nga pagesa për 5 vjet nga kompania, e cila do të ofrojë shërbimet e internetit.