Viti- Pesë persona janë arrestuar nën dyshimin se për shkak të një kontesti pronësor janë përleshur me dy viktima.
Në raportin 23 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në Bellancë të Vitisë, të dielën rreth orës 14:10 dhe u iniciua si “Lëndim trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, për arsye se për shkak të një kontesti pronësor janë përleshur me dy viktima meshkuj kosovarë. Gjatë incidentit njëri prej të dyshuarve ka shtënë tri herë në drejtim të tokës me pistoletë. Njësia policore në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, tre fishekë, tri gëzhoja dhe dy predha. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.