Pesë persona janë arrestuar në Fushë Kosovë nën dyshimin për kontrabandim barnash përmes Aeroportit të Prishtinës, ndër ta edhe dy zyrtarë doganorë, raporton Gazeta Sinjali.
“Për rastin janë njoftuar Inspektorët farmaceutik, të cilët kanë bërë edhe evidentimin me procesverbal të barnave, sasisë dhe llojeve të tyre. Sipas inspektorëve vlera e kësaj sasie të banave është rreth 150 mijë euro”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin, këta dy zyrtarë doganor të angazhuar në Aeroportin e Prishtinës janë intervistuar për përfshirje në veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa për tjetrin rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
“Rasti është trajtuar në koordinim me prokurorinë e rastit, i cili me aktvendim mbi ndalimin e personit ka urdhëruar që njëri nga të dyshuarit të dërgohet në mbajtje dhe ndaj tjetrit rasti vazhdohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.