Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në disa lokacione të qytetit të Gjilanit.
Ata njoftuan se pas hetimeve të zhvilluara nga njësitet relevante policore, me urdhëresë të gjykatës kompetente është duke u realizuar një operacion policor, i cili përfshin disa lokacione të rajonit të Gjilanit.
“Gjatë këtij operacioni deri më tani në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar pesë persona (m/s/k), nën dyshimin e bazuar se të njëjtit janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim
Ata po ashtu përmes këtij njoftimi thanë se demantojnë disa mediume/portale serbe, të cilat deklarojnë se po realizohet një operacion policor ndaj disa ish-pjesëtarëve të FSK-së, dhe thanë se se këto janë vetëm disa supozime apo spekulime të mediave në fjalë.
“Policia e Kosovës garanton të gjithë qytetarët pa dallim se veprimet e saj i bazon në Kushtetutën e vendit dhe Legjislacionit në fuqi, përderisa operacioni policor është duke vazhduar në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet e drejtësisë”, thuhet në komunikatë.
Sipas burimeve të KALLXO.com arrestimet janë bërë në lokacionet apo vendbanimet me shumicë serbe.