Neurokirurgu i njohur Prof. Mentor Petrela ka dhënë një premtim të madh duke thënë se nuk do të vdes pa e ndihmuar Kosovën që ta ngris neurokirurgjinë.
Këto premtim Petrela e ka dhënë gjatë fjalimit të tij pasi u laureua me çmimin për vepër jetësore “Prof. Sami Haxhibeqiri” nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në hapjen e Kongresit të dytë klinik, shkruan Gazeta Shneta.
“Nuk jam special, jam si gjithë të tjerët. Por kam kuptuar një gjë, që ne kirurgët shqiptar vijmë nga një masë kritike siç e quan miku im Ismail Kadare, që ne nuk na lejohet të rrijmë në folkloret lokale por të dalim në civilizim”.
“Ndejtja në kongrese duke treguar mburrje e kirurgëve lokal, kjo masë kritike tashti nuk na lejon. Ne duhet të dalim me punimet tona duke shfrytëzuar gjuhën, që kemi një diasporë shumë të fuqishme sidomos ajo kosovare, që të na tërheqin në punimet ndërkombëtare. Po nuk dolëm në punimet ndërkombëtare, ne do të mbesim duke treguar histori fshati”, ka thënë Petrela.
Krejt në fjalën e fundit ai ka dhënë zotimin e madh se do të angazhohet për ta ndihmuar Kosovën që të avancojë shërbimin e neurokirurgjisë.
“Nuk më del shpirti po nuk ngrita neurorkirurgjinë kosovare”, ka deklaruar Petrela.
Kujtojmë se neurokirurgu para disa muajsh ka ndihmuar në kryerjen e një operacioni në QKUK, i cili nuk ishte kryer asnjëherë më parë. /Gazeta Shneta/