Aktori dhe regjisori kosovar, Enver Petrovci, thotë se Kosova s’ka pasur liderë më të mirë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Petrovci ka lavdëruar qëndrimin e presidentes Osmani dhe faktin që ajo flet shumë bukur anglisht.
“Ku shkon të prezanton. E shkolluar. Të gjitha i ka. Atë nuk e gjen në Amerikë”, ka thënë Petrovci për presidenten Osmani.
“Ja ha zemrën që thotë Sabri Fejzullahu”, ka shtuar tutje aktori kosovar.
Ai ka lavdëruar edhe kryeministrin Kurti duke thënë se ai s’ka bërë as edhe një gabim qëllimshëm.
“Këtë tandem, rrallë do ta kemi, ishalla Zoti i ruan”, ka thënë Petrovci për Osmanin dhe Kurtin