Në seancën e sotit të Kuvendit Komunal u miratuan unanimisht propozimet e PDK-së lidhur me marrëveshjen e PPP me Eko Higjienën.
1. Të bëhet Auditim i Jashtëm për implementimin e marrëveshjes së PPP nga viti 2012, në mes të komunës së Gjilanit dhe partnerit austriak. Vlerësimin e investimeve prej 1.5 mil euro të planifikuara sipas kontratës.
2. Raportin financiar për vitin 2022 për seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal, nga ana e anëtarëve të rinjë të komisionit komunal të aksionarëve.
3. Pezullimin e rritjes së çmimit të tarifave të Eko-Higjienës për grumbullimin e mbeturinave nga 6.5 në 5 euro. Kjo duhet të jetë deri në momentin e shqyrtimit të rregullores për taksat komunale.
Me unitet të plotë është miratuar marrveshja e PPP-së në vitin 2012, e edhe sot me unitet të plotë u miratuan relomandimet që kanë të bëjnë me implementimin e investimeve nga partneri austriak në Eko Higjienë.