Kompania Pfizer ka testuar pilulat e saj të cilat do të përdorën për trajtim të COVID-19.
Gjetjet e kompanisë thonë se pilulat asistojnë në ulje të rrezikshmërisë së hospitalizimit dhe vdekjes për 89%.
Por, sipas Pfizer, kjo mund të ejtë efektive vetëm nëse pilulat jipen qysh në ditët e para të shfaqjes së simptomave.
Në një konferencë për shtyp, Pfizer tha se shpreson se mund të fillojë ofrimin e pilulave të quajtura Paxlovid, në menyrë që njerëzit t’i marrin në shtëpi përpara se të sëmuren mjaftueshëm për të shkuar në spital.
Paxlovid është një kombinim mes një ilaçi të ri antiviral, të quajtur nirmatrelvir dhe një më të vjetër, të quajtur ritonavir.
Siç raporton CNN, pas një muaji hulumtimi, gjetjet e Pfizer kanë rezultuat në vetëm 5 hospitalizime dhe asnjë vdekje në mesin e 697 personave që kanë qenë pjesë e testimit të ilaçit.
Të gjithë të rriturit në ketë hulumtim nuk ishin të vaksinuar.
Megjithatë, sipas shefit të Pfizer Albert Bourla, vaksinimi është i domosdoshëm.
“Kam frikë se shumë njerëz mund të mendojnë që nuk kanë nevojë të vaksinohen. Është një gabim shumë i madh. Vaksinat janë të nevojshme. Vaksinat janë primare nga ato se çka na duhen për të ndërprerë këtë sëmundje. Synimi nuk është që të sëmuremi dhe të shpresojmë të gjejmë një medicinë për të na shpëtuar. Synimi është që të mos sëmuremi. Prandaj është shumë e rëndësishme që të mirret vaksina”, ka thënë Bourla për CNN.
Pfizer njoftoi se i ka ndarë këto të dhëna më të fundit me Administratën e Ushqimit dhe Barnave të ShBA-së, si pjesë e aplikimit të saj të vazhdueshëm për autorizimin e përdorimit urgjent.
Kompania ende nuk ka marrë dritën e gjelbër nga Administrata për të filluar shpërndarjen e pilulave.