Pika kufitare Dheu i Bardhë mbetet edhe sot më e ngarkuara, ku koha për të hyrë është rreth 10-20 minuta dhe për të dal 5-10 minuta.
Kjo pikë kufitare po shërben si rrugë alternative edhe për bashkatdhetarët që po vijnë në Kosovë, në pamundësi për të hyrë nga Merdarja, ku serbët të martën vendosën barrikada në anën e Serbisë.
Përveç Merdarës, të mbyllura janë edhe pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.
Ndryshe, që nga 10 dhjetori grupet kriminale serbe vendosën barrikadat në veri të Kosovës
Vendosja e tyre është bërë për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës.
Ndërkaq të mërkurën është paralajmëruar se këto të fundit do të largohen.