Sipas rezultateve të publikuara, sot nga testi PISA Kosova është renditet krejt në fund në pothuajse të gjitha kategoritë.
Nga 80-të shtete pjesëmarrëse për lexim, Kosova ka zënë vendin e 76-të, derisa për shkencë vendin e 77-të nga 80 vende pjesëmarrëse.
Gjithashtu edhe në matematikë Kosova është renditur në vendin e gjashtë nga fundi.
Kjo është hera e dytë që merr pjesë Kosova në këtë vlerësim, përderisa rezultate pothuajse të ngjashme ka pasur edhe në të kaluarën.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në konferencë për media ka thënë se këto kanë qenë rezultate të pritshme duke pasur parasysh problemet me mësimin gjatë pandemisë.
“Rezultatet të cilat janë bërë publike kanë qenë të pritshme, duke marrë parasysh që e kemi pasur një situatë pas pandemisë, ku mësimi është zhvilluar me probleme. Kjo ka qenë e pritshme. Këtu e shtojmë që pandemia ka sjell sfida të tjera të mësimdhënësit e nxënësit për shkak të mungesës së kushteve. Këtu e shtojmë edhe ndërrimin e qeverisjeve. Por ne e kemi pasur fokus në zhvillimin e politikave për përmirësimin e cilësisë në arsim”, ka thënë ajo.