Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Suharekës dhe Dritës, e vlefshme për xhiron e 12-të të Superligës së Kosovës. Ekipet u ndanë në pushim me rezultatin 1-1, pas një pjese të parë plot intensitet dhe rivalitet.
Drita u gjend në disavantazh, por Salifu arriti të shënojë golin e barazimit në minutat e fundit të pjesës së parë, duke rikthyer shpresat për një rezultat pozitiv në pjesën e dytë. Me të dyja ekipet të angazhuara maksimalisht, pritet një pjesë e dytë e fortë dhe plot emocion për tifozët në stadiumin e Suharekës.