Nën organizimin e shkollës fillore “Thimi Mitko” në Gjilan, është mbajtur një program kulturor në shënim të festës 11-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës në sheshin “Agim Ramadani”, me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të të interesuarve.
Ngjarjen e ka përshëndetur i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili tha se kjo pjesëmarrje e madhe e qytetarëve e bën të ndihet krenar.
“Thimi Mitko” gjithmonë ka ditur të organizoj ngjarje të tilla edhe atë në nivel shumë të lartë. Ky program kulturor po e dëshmon përkushtimin dhe angazhimin e saj. Për këtë ditë të bardhë kanë sakrifikuar qindra e mijëra gjilanas në krye me Idriz Seferin,Mulla Idriz Gjilanin e Agim Ramadanin. Urime nxënësve, arsimtarëve dhe gjithë qytetarëve 17 shkurti, dita e shpalljes së Pavarësisë”, ka thënë Haziri.
Më pas është shfaqur programi kulturor i përgatitur nga nxënësit e shkollës enkas për shënimin e kësaj ngjarje të rëndësishme.