Pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Fatlum Xheladini, ka reaguar pas shumë diskutimeve që janë bërë nga përfaqësues të lartë të institucioneve, rreth pagave të tyre, pas protestës së njësisë më elitare të Policisë së Kosovë, e cila është mbajtur një ditë më parë para Qeverisë.
Xheladini ka thënë se ata po kërkojnë një pagë dinjitoze dhe se është e palogjikshme që të diskutohet kaq shumë paga e tyre. Madje ka përmendur dhe rreziku ni cili u kanoset atyre sa herë ata shkojnë në veri.
“Sa herë që këmba ime shkelë në pjesën Veriore të Republikës tonë, unë e mendoj që mund të kthehem edhe i vdekur, jo pse dua t’viktimizohem , po se ka me dhjetëra raste kur jem rreziku me jetë. Është e pa logjikshme me u përmend paga (edhe pse jo pagë, se kto janë veç shtesa momentale për punën jasht t’gjitha normave), kur unë personalisht ka kohë që nuk kum qëndru n’shpi mbi 20 orë. Llogaritni si të doni ju, veç një e di, që barazimi nuk do t’iu del asniherë si e mendoni. Shnet!”, ka shkruar Xheladini në Facebook.
Postimi i plotë pa ndërhyrje i Xheladinit:
Kohën e fundit saherë që hy në FB shoh postime, kritika e diskutime vetëm për Policinë. Dikush vlerson që shtesat janë të ulëta e dikush mendon që s’meritojmë më shumë.
Pagat “2200€” janë paga të djersës e punës, nuk janë të zyrës. Definitivisht ne si polic jemi lodhë tu e pa veten në qendër të vëmendjes. Krejt çka ne po kërkojmë është një pagë dinjitoze, e meritore.
Sa herë që këmba ime shkelë në pjesën Veriore të Republikës tonë, unë e mendoj që mund të kthehem edhe i vdekur, jo pse dua t’viktimizohem , po se ka me dhjetëra raste kur jem rreziku me jetë. Është e pa logjikshme me u përmend paga (edhe pse jo pagë, se kto janë veç shtesa momentale për punën jasht t’gjitha normave), kur unë personalisht ka kohë që nuk kum qëndru n’shpi mbi 20 orë. Llogaritni si të doni ju, veç një e di, që barazimi nuk do t’iu del asniherë si e mendoni. Shnet!”.