Nga të shtënat me armë zjarri dy persona janë sot plagosur në Viti.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani e ka konfirmuar për Telegrafin se të mërkurën në Viti janë plagosur dy persona.
Të plagosurit janë duke e marrë trajtimin mjekësor në Spitalin Regjional të Gjilanit”, ka thënë Hashani.
Ai ka thënë se njësitet policore janë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht nuk mund të japë informacione më të detajuara lidhur me rastin.