Policia ka treguar më gjerësisht për rastin e plagosjen e një personi në fshatin Gadish të Gjilanit, për të cilën u raportua edhe ditën e dielë.
Sipas njoftimit 24-orësh të policisë, për rastin janë arrestuar gjashtë të dyshuar, njëri nga ta i mitur, i cili më pas është liruar.
PK-ja njofton se të dyshuarit si fillim kishin sulmuar viktimën teksa po kryente detyrën e tij si roje pylli, e më pas njëri nga ta kishte shtënë me armë gjuetie në drejtim të tij.
“Si pasojë viktima është plagosur në këmbë. Në vendin e ngjarjes, gjatë kontrollit të veturës së personave të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.