Bashkimi Evropian e ka publikuar mbrëmë Propozimin Evropian për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që përmban 11 pika.
Për këtë plan gjatë takimit të djeshëm në Bruksel pati vetëm pranim verbal në Bruksel, por jo edhe nënshkrim në letër mes dy palëve,
Në nenin 1, dy palët pajtohen që do t’i njohin në mënyrë reciproke dokumentet e tyre përkatëse, simbolet kombëtare, duke përfshirë edhe pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore.
Neni 1
Palët do të zhvillojnë marrëdhënie normale, të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën mbi bazën e të drejtave të barabarta.
Të dyja Palët do të njohin reciprokisht dokumentet e tyre përkatëse dhe simbolet kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore.