By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Kurti: Kosova përfiton deri në 882 milionë euro
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Kurti: Kosova përfiton deri në 882 milionë euro

Përditësimi i fundit: October 23, 2024 11:18 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova do të jetë mbështetës i palëkundur dhe anëtar shumë aktiv i Procesit të Berlinit.

- Advertisement -

Kurti teksa tregoi për marrëveshjet që u nënshkruan në kuadër të këtij procesi tha se Procesi i Berlinit avokon hapur e pareshtur për bashkëpunim më të madh rajonal të bazuar në vlerat dhe rregullat e BE-së, shkruan Reporteri.

“Javën e kaluar ishim në Samitin e Procesit të Berlinit. Republika e Kosovës është angazhuar shumë për Procesin e Berlinit në mënyrë që atë ta kurorëzojmë suksesshëm siç edhe bëmë. Doli të jetë një proces i suksesshëm i cili ka afruar vendet e rajonit me njëra-tjetrën dhe të gjitha së bashku me Bashkimin Evropian. Në Berlin kemi nënshkruar marrëveshjen e pestë në tri samite të këtij procesi, ndërkohë që paralajmëruam vendimin për ti dhënë fund pritjes gati 2 vjeçare që Bosnja të ratifikojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime të nënshkruar po ashtu në Berlin, në nëntor 2022, duke u mundësuar qytetarëve të Bosnjës të udhëtojnë me letërnjoftime drejt Kosovës nga janari 2025”, tha Kurti.

Ai tregoi se nga plani i ri i veprimit që tashmë është shtyllë për planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor, Kosova përfiton deri në 882.6 milionë euro.

“Në Berlin nënshkruam edhe deklaratën për Tregun e Përbashkët Rajonal 2024-28 dhe miratuam planin e ri të veprimit që tashmë është shtyllë për planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor, nga i cili Kosova përfiton deri në 882.6 milionë euro. Zbatimi i këtyre masave mund të sjellë një rritje prej 10 përqind në ekonomitë e shteteve të rajonit. Më tej në Republikën Federale të Gjermanisë miratuam edhe tri deklarata: Deklaratën e përbashkët për ritheksimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal, atë mbi standardet e verifikimit të investimeve të huaja direkte në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe deklaratën mbi qasjen në infrastrukturat e hulumtimit, inovacionit dhe bashkëpunimit. Kemi qenë dhe do të jemi mbështetës i palëkundur i Procesit të Berlinit dhe anëtar fort aktiv që afirmon e avokon hapur e parreshtur për bashkëpunim më të madh rajonal të bazuar në vlerat dhe rregullat e BE-së. Në fundjavë do ta mirëpresim dhe kryetaren e KE-së për të diskutuar planin e zbatimit të reformave dhe rritjes dhe për përfitimet e qytetarëve tanë”, tha Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Nuk do të ketë më motele afër shtëpive të banimit
Rrëzohet qeveria e Malit të Zi
Habisin shkencëtarët kinezë: Virusi nuk është nga Wuhan, ai mund të jetë nga Serbia
Parashikimi i motit për sot
Mërgimtarët e Zhegrës, kundërshtojnë ndërtimin e një Xhamie të re në Zhegër dhe rrënimit të Xhamisë së vjetër
Artikulli i mëparshëm Deri tani nga diaspora janë pranuar afër 10 mijë kërkesa për votim në zgjedhjet e 9 shkurtit
Artikulli tjetër Frashër Krasniqi i PSD ia bën disa pyetje në rrugë Dejona Mihalit, ajo hesht

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.