Ditën e sotme FFK-ja ka vendosur që FC Prishtina të mos zhvilloj asnjë ndeshje si vendas në stadiumin ”Fadil Vokrri”.
Arsyeja e këtij vendimi thuhet se është inspektimi nga eksperti i UEFA, Neil Rodgers, i cili ka konstatuar se gjendja e stadiumit është kritike dhe ka sygjeruar që gjatë muajit në të cilin po hymë stadiumi të përdoret vetëm për ndeshjet si vendas të Kosovës U-17.
Këtë vendim të FFK-së nuk e ka pranuar klubi i Prishtinës, i cili ka dërguar një letër te Federata e Futbollit të Kosovës.
Reagimi i plotë:
REAGIM
STADIONI I PRISHTINËS ËSHTË I YNI!
Jeni mësu qe disa herë Prishtinën me e dërgu nëpër vende tjera, por këtë herë nuk do të lejojmë një gjë të tillë, nuk është dashur të ndodhë as herërat e kalume, por këtë herë çdo lojë E PRISHTINËS do të zhvillohet brenda stadionit të Prishtinës – aty ku i përket e aty ku e ka vendin!
Për çdo vendim tjetër, pasojat do i bartni ju vet!
Prishtinë, të dielën krejt bashkë takohemi në jug në stadion aty ku është vendi!