Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë gjobitur dy shoferë me nga 400 euro, katër pikë negative dhe 10 muaj ndalim të automjetit për gara ilegale në autostradën Trude-Mazgit.
Në njoftimin e PK’së thuhet se ky veprim ishte në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada”, shkruan Insajderi.
“Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku”, ka njoftuar policia përmes Facebook-ut.