Veshkat luajnë një rol thelbësor në shëndetin e trupit tonë dhe mirëmbajtja e tyre është shumë e rëndësishme. Nëse nuk e dinit, shumë gjëra nga rutina jonë e përditshme pa dashur, mund t’i dëmtojnë ato duke ndikuar kështu në keqfunksionimin e tyre.
Cilat janë disa nga këto zakoni, i mësoni më poshtë.
Mbajtja e urinës
Të mos e zbrazni fshikzën atëherë kur ndjeni se është e nevojshme, është shumë e dëmshme. Bakteret qëndrojnë aty dhe veprojnë me shpejtësi kundër trupit tuaj. Kjo sjell infeksion veshkash apo urinar.
Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë
Të rrish ulur për periudha të gjata kohe rrit shansin për një veshkë me probleme me 30%. Nëse qëndroni ulur për më shumë se 8 orë në ditë, përpiquni ta kompesoni me aktivitet fizik. 2,3 herë në javë palestër ose ecje të shpejtë nëpër lagje.
Barnat e tepërta
Edhe pse ilaçer si aspirina apo ibuprofeni janë të sigurta, marrja e tyre në doza të larta dëmton veshkën duke e bërë atë të mos kujdeset siç duhet.
Mos konsumimi i ujit
Të qëndrosh i hidratuar heq gjithë toksinat nga trupi juaj , por nëse ju nuk pini ujë mjaftueshëm, përfshi këtu dhimbje të menjëhershme veshkash. 1-2 litra në ditë është mjaftueshëm për të mbajtur një veshkë të shëndetshme.
Mungesa e gjumit
Regjimi i rregullt i gjumit ndihmon veshkat të funksionojnë tamam, pasi këto të fundit rinovohen gjatë kohës kur trupi është në qetësi.
Të tjera zakone që shtojnë rrezikun e një veshke të dëmtuar janë:
6-Konsumimi i pijeve me gaz
7-Konsumi i lartë i mishit
8-Shumë sheqer ose kripë
9-Injorimi i infeksioneve të thjeshta
10-Stërvitja trupore e tepruar.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/