Ish-punëtori i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Mehmet Loci nuk ka shprehur pendesë për veprimtarinë e tij e dhunën e ushtruar në kohën e ish-Jugosllavisë ndaj ish-të burgosurve politikë shqiptarë.
Ai në “Debat Plus”, e mohoi një pjesë të akuzave, por e pranoi që ka ushtruar dhunë ndaj disa shqiptarëve që ishin të burgosur nën regjimin e ish-Jugosllavisë.
“Unë në gishta i njoh kë e kam rrahur”, tha i papenduar ish pjesëtari i Sigurimit të Shtetit, Mehmet Loci i cili kishte vepruar në rajonin e Pejës.
Ndryshe Loci është akuzuar nga shumica e ish të burgosurve politikë që rrëfyen në “Debat Plus” për torturat që i kishin përjetuar gjatë fazës së hetimeve dhe burgjeve të ish-Jugosllavisë.
Mehmet Loci e ka pranuar në “Debat Plus”, se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë shqiptarë.
Ai tha se nuk është “i shenjtë e as i virgjër” dhe se nuk e pretendon një gjë të tillë.
“Lidhja e duarve për radiator, kurë se kam apliku… e kam përjetu vetë lidhjen për radiator kur kam ra në burg në ’94-tën. Është sot shumë e vështirë të trajtohet një temë kaq e ndishme në kuptimin sociologjik dhe psikologjik të familjeve tona… ndiej një obligim a ka mundur ndonjëherë që gërdia ime të më lëshoj, me siguri që po, a kam qenë në kuptimin e masës represive, që është parapa me rregulloren e punës që mund të ndërmerren masat represive, nuk jam i virgjër dhe nuk jam i shenjtë.”, tha ai.
Ermal Panduri: A ke sjellë ndonjëherë?
Mehmet Loci: Po [ kam sjellë].