Sot është regjistruar temperatura më e ulët, -12 gradë celsius.
Në një pronomcim për Gazetën Online Reporteri.net, Besim Aliu, Drejtori në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, ka thënë se po në këtë datë, 59 vite më parë është regjistrua temperatura më e ulët në qytetin e Gjilanit, -32.5 gradë celsius.
“Me të njëjtën datë më 25 janar të vitit 1963, temperatura më e ulët është regjistruar ne Gjilan -32.5 gradë celsius, dhe është rekordi i temperaturave minimale në Kosovë”, tha Veliu për Reporteri.net.
Tutje ai shtoi se gjatë këtyre ditëve temperaturat do ngriten.
“Masat e ajrit me origjinë polare janë duke u zhvendosur drejt lindjes duke krijuar mundësi për zbutjen e këtij acari. Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verperëndimi e lehtë deri mesatare”, tha Drejtori në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës./Reporteri.net/