Shumë prej nesh ndihen të pasigurtë kur shtojnë disa kilogramë shtesë. Dhe disa përdorin dieta të rrezikshme për të eliminuar yndyrën e barkut.
dieta
Sipas një hulumtimi nga Bupa, shumë njerëz i nënshtrohen dietave ekstreme, pas shtimit të peshës gjatë periudhës së pandemisë.
Shpesh këto metoda të humbjes së peshës janë të paqëndrueshme dhe mund të vënë në rrezik shëndetin dhe mirëqenien tuaj, tha mjekja Elizabeth Rogers.
Studiuesit zbuluan se kemi një rritje me 800% të njerëzve që duan të eliminojnë dhjamin e barkut me pije detoksike.
Gjithashtu 387 % më shumë persona iu drejtuan Google për ‘metoda ekstreme të humbjes së peshës’.
Mjekia Rogers paralajmëroi se dietat ekstreme mund të varfërojnë trupin tuaj me minerale dhe vitamina thelbësore, duke bërë që të ndiheni të dobët, të lodhur dhe të irrituar.
“Gjithashtu ju vë në rrezik më të madh pasi do keni dhimbje koke, kapsllëk dhe anemi”, shtoi ajo.
Dr. Rogers shpjegoi se ndryshimi i zakoneve tuaja të të ngrënit herë pas here është i natyrshëm. Por paralajmëroi se disa dieta ekstreme premtojnë rezultate të shpejta, por mund të kenë pasoja të rënda shëndetësore.
Mjekia zbuloi 5 mënyra se si mund të arrini humbje të qëndrueshme në peshë
Mendoni pozitivisht
Humbja graduale e peshës së tepërt mund të jetë e dobishme për shëndetin tuaj, por është e rëndësishme të merrni parasysh se nga vjen dëshira juaj për të humbur peshë, tha Elizabeth Rogers.
Ajo shpjegoi se “presionet” nga mediat sociale, revistat dhe TV për një trup ‘perfekt’ kanë ndikim negativ në mënyrën se si ndiheni për pamjen tuaj.
“Të kesh një imazh pozitiv për trupin në përgjithësi do të thotë që ndihesh rehat me pamjen tënde. Kini parasysh qëndrimin tuaj ndaj trupit dhe peshës suaj”, u shpreha jo.
Mjekja shtoi se nëse përdorni photoshop për të edituar fotot tuaja përpara se t’i postoni në rrjetet sociale, duhet të merrni një sekondë kohë për të ndaluar dhe reflektuar se pse ndjeni nevojën për ta bërë këtë.
“Të menduarit me pozitivitet mund t’ju ndihmojë të sfidoni mendimet negative dhe t’i rregulloni ato”, shtoi Dr. Rogers.
Jini realist
Kur bëhet fjalë për humbjen e peshës, mjekia thotë se është e rëndësishme të humbni peshë në mënyrë të sigurt.
“Në përgjithësi, një humbje peshe prej rreth 0,5 deri në 1 kg çdo javë është një objektiv i shëndetshëm, i sigurt dhe real për të synuar.
Të humbësh peshë gradualisht dhe të bësh ndryshime të qëndrueshme në stilin e jetës suaj do të thotë që ju keni më shumë gjasa të mbani një peshë të shëndetshme afatgjatë”, shtoi ajo.
Mbani një ekuilibër
Synimi për një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar është një nga mënyrat më të mira për të pasur sukses kur bëhet fjalë për humbjen e peshës.
“Mënyra më e mirë për të humbur peshë është të reduktoni numrin e kalorive që po hani dhe të bëheni më aktivë në të njëjtën kohë. Zvogëloni sasinë e ushqimeve dhe pijeve që janë të pasura me yndyrë dhe sheqer, zvogëloni konsumin e alkoolit dhe zëvendësoni mishin e yndyrshëm me alternative të tjera, si fasulet dhe bishtajoret”, shpjegoi ajo.
Dr. Rogers tha se nuk të hiqni dorë nga ushqimet që ju pëlqejnë, pasi do të përfundoni vetëm duke i dëshiruar më shumë.
“Në vend të kësaj, sigurohuni që t’i hani ato vetëm herë pas here dhe në sasi të vogla. Çelësi është të reduktoni marrjen e kalorive pa e privuar veten plotësisht nga ushqimet që pëlqeni, për të mbajtur një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar”, tha ajo.
Ushtrime fizike
Të qenit më aktiv, përveç ndryshimeve në dietën tuaj, do t’ju japë mundësinë më të mirë për të humbur peshë dhe për ta mbajtur atë, tha Dr Rogers.
“Nëse ndiheni gati, kjo mund të jetë mundësia e përsosur për të provuar një sport ose aktivitet të ri, për shembull tenis, not ose palestër. E rëndësishme të gjesh një aktivitet që të pëlqen ta bësh, pasi kjo do të thotë që ka më shumë gjasa t’i përmbahesh në plan afatgjatë”, shpjegoi mjekja.
Krijoni një rrjet njerëzish që ju mbështesin
Nëse po ‘luftoni’ me peshën tuaj, atëherë mund të tërhiqeni të mbështeteni tek të tjerët.
“Ka shumë gjasa që ti përmbaheni mënyrës së shëndetshme të ushqyerit nëse e ndani këtë me miqtë dhe familjarët tuaj. Gjithashtu mund të mbështeteni tek mjeku juaj nëpërmjet një kontrolli shëndetësor”, përfundoi Dr. Rogers.