Parku i Dardanisë, një nga hapësirat për pushim dhe relaks, ka filluar të shkatërrohet. Por vetëm disa janë nga themelimi i tij, është shkatërruar hyrja në fushën e futbollit me bari artificial, lodrat për fëmijë, ndërsa mbeturina ka kudo.
Po për t’u ndaluar shkatërrimin e tillë është e nevojshme edukim më i madh i qytetarëve, por edhe dënime për ata që shkatërrojnë këto hapësira.
Në këtë Park hiq më pak se 238,795€ janë investuar nga BE përfshirë edhe kontributin prej 61,232€ nga ana e Komunës, janë shpenzuar për krijimin e Parkut Dardania si dhe fushën e futbollit me bar artificial, fushën e basketbollit, sheshin e lojërave për fëmijë, amfiteatrin, ndriçimin e parkut , shtigjet për ecje, stolat, shportat për hedhurina,shahun e madh dhe tavolinat e shahut.
Por pamjet që sjellim sot janë tmerruese 2 vite kanë kaluar nga inaugurimi I parkut të Dardanisë dhe kjo është gjendja Sot