Leonora Jakupi ka publikuar këngën e saj më të re, “Po vjen Komandanti”, një projekt i kushtuar ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kënga vjen në një moment të ndjeshëm për çlirimtarët dhe familjet e tyre, pasi më 16 shtator në Hagë pritet të shpallet vendimi në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Me këtë këngë, Jakupi sjell një mesazh në mbështetje dhe nderim për ata që luftuan për çlirimin e Kosovës, ndërsa publikimi i saj lidhet me pritjen e vendimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.










