Poetja, Alketë Spahiu, përmes një simbolike të saj, leximin e poezive para Teatrit të Qytetit të Gjilanit, ka kujtuar poetin e piktorin Demir Behluli, i cili, ditë më parë, ndërroi jetë.
Në fakt, kjo mund të lexohet edhe si një reagim i saj artistik, për mungesë të një respekti institucional, për krijuesit, në këtë rast në fushën e letërsisë dhe artit, ku Behluli ka dhënë kontributin e tij të çmuar, duke kërkuar që për raste të tilla të ketë organizime ceremoniale, para ose pas varrimit të cilitdo artistë, kontributi i të cilit është i madh.
Duke e drejtuar gishtin kah institucionet, por pse jo edhe drejt komunitetit artistik, artistëve, artdashësve…, Spahiu ka shtuar se artistët e meritojnë një nderim të tillë, sepse kur po janë në pyetje politikanët, edhe brenda natës po u ndërtohen statuje.
“Para Teatrit të Qytetit lexova ca poezi të poetit dhe piktorit që kaloi në amshim para dy ditëve, Demir Behlulit. Jam e bindur që një artist që ka kontribuar me vite, e meriton në minimum një ceremoni përkujtimore para ose pas varrimit. Duke qenë se kjo nuk u bë, unë dhe Albesa Aliu do te organizojmë një ceremoni formale javën qe vjen. Normalisht me përkrahjen e komunitetit artistiko-letrar. Poetet, artistët janë shpirti i qytetit. Axha Demir gjithmonë e vlerësonte faktin që unë ngritëm nga tavolina ime dhe shkoj e përshëndes e i ndërroj ca fjalë, kur pinte kafene me zonjën e tij. Vetëm artistët dinë të vlerësojnë gjeste të tilla”, ka thënë Spahiu.