Mërgimtarët e fshatit paguajnë banorë të kujdesen për Pogragjën, falë tyre edhe lumi është pa mbeturina.
Këto janë rrugët e fshatit Pogragjë.
Për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e tyre çdo ditë kujdeset Fikret Mustafa.
Ai është punëtor i shoqatës “Pogragja” nga Zvicra.
Mustafa është zgjedhur të mirëmbajë fshatin ku banon.
E për punën që bën ai paguhet nga bashkë atdhetarët që mbledhin të holla pikërisht për këtë qëllim.
E gjithë kjo iniciativë e gurbetqarëve të Pogragjës erdhi fillimisht si nevojë për kujdesjen për varrezat e fshatit.
Mirëpo Në vitin 2012 u themelua shoqata e kështu filluan edhe investimet e tjera.
Me punën e palodhshme që bëhet nga punëtorët dhe vetë anëtarët e shoqatës, Islami thotë që ka ndikuar edhe në vetëdijesimin e banorëve për ruajtjen e mjedisit.
Kështu, fshati i Pogragjë në Gjilan ka rritur të mbajë lumin e pastër dhe të mbetet pa mbeturina, falë ndihmës së bashkë atdhetarëve që e mundësojnë punën në këtë drejtim.