Edhe Pogragja, Llovca, Bilinica, Stublina, e Sllubica, i kanë bërë pritje madhështore kryetarit Lutfi Haziri dhe kandidatëve për deputet nga radhët e kësaj partie e të koalicionit, Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku Rexhepi, Isa Agushi e Avdil Halimi.
“Pogragja gjithmonë madhështore. Faleminderit shumë për këtë masovitet. Pogragja dhe Karadaku janë historia e familjes sime. Burra e gra dëshmuan sonte se LDK në Gjilan dhe Anamoravë është unike, duke e lënë Lëvizjen e Kuqe pa asnjë votë sepse ne nuk besojmë në këtë ideologji”, ka thënë kryetari Haziri, gjatë adresimit para të pranishmëve.
“Rivalët po rrallohen përditë. Ju, që e mbështesni masovisht LDK-së jeni ‘fajtorë’. Ata asnjë klasë prej 20 vetave nuk po mund ta mbushin. Sonte ju e dëshmuat mbështetjen e fuqishme për LDK’në dhe kryeministrin, Avdullah Hoti, për sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe integrime euroatlantike”, shtoi Haziri, për të vlerësuar lartë kandiatët e LDK’së nga Gjilani e Anamorava.
Kurse, duke folur para të pranishmëve, kandidatja Lirije Kajtazi është shprehur se edhe sot në Pogragjë po e përmbledhim mozaikun e pikturës së madhe të fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Ju i keni dy mundësi se kujt t’i besoni: atyre që dinë me gjetë miq, apo atyre që i humbin ata që na i la trashëgim presidenti Ibrahim Rugova. Padyshim që ju do t’i besoni LDK-së”, ka deklaruar Kajtazi.
Kandidati Dr.Imet Rrahmani, ka falënderuar të pranishmit për mbështejen kaq masovike, duke thënë se sa më shumë që po i afrohemi ditës së zgjedhjeve, aq më shumë po rritet përkrahja për partinë e Ibrahim Rugovës. “Ju ftoj që më 11 qershor, asnjë votë të mos mbetet në shtëpi dhe të votoni numrin 16 dhe kandidatët tanë”, tha Rrahmani.
Ndërsa, Valentina Bunjaku Rexhepi, pasi i ka falënderuar banorët e kësaj ane për mbështetjen e madhe, theksoi se në listën e LDK keni mundësi t’i zgjedhni njerëzit më të mirë të listës së LDK. “Faleminderit për angazhimin dhe përkrahjen kaq të madhe. Unë e di që e tërë Pogragja është LDK”, tha Bunjaku Rexhepi.
Kandidati Isa Agushi, para simpatizantëve të LDK-së së asaj ane, ka pohuar se luftëtarët e sinqertë e të shkolluar gjenden në LDK. “Krahu i territ ka komanduar jashtë kodre, prej Tiranes, e ne kemi qenë në front të luftës”, tha Agushi.
Bajrush Ymeri, kandidat i LDK-së nga Artana, theksoi se pozitat e mëhershme që i ka mbajtur, i ka përfunduar faqebardhë, prandaj edhe ka kërkuar votën e mbështetësve të LDK-së për përfaqësim dinjitoz të qytetarëve në Kuvenin e Kosovës.
Avdil Halimi, nga koalicioni i LDK-së, kërkoi në këtë tubim që të votojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës për një shtet ligjor, për t’ia kthyer njerëzve dinjitetin e nëpërkëmbur nga rivalët.
05.06.2017 Saranda BLLACA
Gjilan Zëdhënëse e shtabit
______________________________________