Po vazhdojnë investimet në fshatrat e Komunës së Gjilanit nga pushteti lokal.
Kjo po bëhet me qëllim të përmirësimit të jetës për qytetarët e këtyre zonave.
Investime po bëhen edhe në fshatin Pogragjë, ku po ndërtohet pusi me rrjet rreth 1 kilometër, stacion i pompimit e trafo.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, tregoi se projekti është në vlerë prej rreth 50 mijë eurove, gjatësi të rrjetit rreth 1000 metra, pusin e ri me stacion pompimi dhe trafo elektrike.
“Jemi në prag të përfundimit të projektit për shtimin e kapaciteteve të ujësjellësit në fshatin Pogragjë”, tha Alban Hyseni.
Më tej ai i pari i Gjilanit, shtoi se kanë
vëmendje të shtuar për fshatrat e komunës sonë.
“Plotësim i nevojave bazike dhe elementare”, tha kryetari Hyseni.