Sot vizituam Pogragjën dhe banorët e saj, ku u njoftuam me problemet që ata po hasin çdo ditë. Pabarazia në subvencione, boshatisja e fshatit, ikja e rinisë, si dhe mungesa e perspektivës, ishin vetëm disa nga hallet e tyre.
Kryetari Alban Hyseni, bashkë me kandidatët për asamble Krenare Latifi Kqiku dhe Naser Ahmeti, u zotuan se pas 17 tetorit, kur Lëvizja VETËVENDOSJE! të jetë në krye të komunës, do rikthehet shpresa e humbur. Përmes politikave të mira e të drejta, do të rikthehet vëmendja nga fshatrat, duke i siguruar barazi në subvencione, ofrim të mundësive për shitjen e produkteve bujqësore e krijim të mundësive për të rinjtë tanë.
17 tetori i ndryshimit të madh po vjen!