Policia e Kosovës nuk po i ndal gjobat ndaj të gjithë atyre që nuk po e respektojnë ligjin.
Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 818 gjoba për personat që nuk i kishin zbatuar masat që parasheh ligji për luftimin dhe parandalimin e pandemisë.
Ndërsa për shkelësit e rregullave të trafikut u shqiptuan 1,023 gjoba.
Gjithashtu, gjatë ditës së hënë janë arrestuar 32 persona, 17 janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit.