Ka diplomuar gjenerata e 54-të e policëve të Kosovës.
Disa prej tyre kanë bërë një veprim shumë prekës. Pas betimit, ata kanë shkuar në Kompleksin Memorial në Prekaz për të nderuar Adem Jasharin.
Kështu shkruan një prej tyre:
Çdo ëndërr e madhe fillon me një ëndërrimtar. Gjithmonë mbajeni mend, ju keni brenda jush forcë, durim dhe pasion për të arritur yjet dhe për të ndryshuar botën.
Andaj edhe ne sot po nisim rrugëtimin tonë që kemi ëndërruar gjithmonë, tu shërbejmë qytetarëve me nder dhe krenari.