Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në Komunën e Vushtrrisë e ku tek nxënësit kanë sekuestruar shtatë thika, një boks te hekurit, një pistoletë plastike dhe gjësende të tjera.
Sipas policisë kontrolli është kryer me urdhër të gjykatës.
“Mbi bazën e vlerësimit me qëllim të parandalimit janë zbatuar masa sigurie përmes urdhër- kontrollit në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente me ç raste janë kontrolluar nxënësit e tri shkollave të mesme të larta në Vushtrri. Si rezultat i kontrollimit në posedim tek nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, shtatë (7) thika, një (1) boks hekuri, një(1)pistoletë plastike dhe gjësende tjera. Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale do t’ i paraqiten prokurorit kompetent”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Policia në Vushtrri realizon kontrolle në shkolla
Vushtrri, 05 Maj 2022
Në kuadër të veprimeve dhe masave parandaluese në ofrim të sigurisë në shkolla, zyrtarë policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, gjatë ditës së sotme kanë zbatuar masa dhe kontrolle sigurie në shkolla.
Mbi bazën e vlerësimit me qëllim të parandalimit janë zbatuar masa sigurie përmes urdhër- kontrollit në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente me ç raste janë kontrolluar nxënësit e tri shkollave të mesme të larta në Vushtrri.
Si rezultat i kontrollimit në posedim tek nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, shtatë (7) thika, një (1) boks hekuri, një(1)pistoletë plastike dhe gjësende tjera.
Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale do t’ i paraqiten prokurorit kompetent.
Policia, mbete e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet shkollave në ofrim të sigurisë në shkolla.