Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka organizuar aksion për zbulimin dhe konfiskimin e pajisjeve për minim të kriptovalutave.
Në këtë aksion që është zhvilluar në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit janë konfiskuar 272 nga këto lloj paisjesh është arrestuar një person.
Sveçla njofton se aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente.
Sot në orët e para të mëngjesit, pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të paisjeve për minim të kriptovalutave.
Në këtë aksion në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u konfiskuan 272 nga këto lloj paisjesh dhe është arrestuar një person. Gjithë aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente.
Aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës.