Mjegulla e dendur që ka mbizotëruar në shumë zona të vendit gjatë ditëve të fundit ka shtyrë Policinë e Kosovës të dalë me një thirrje publike për rritje të kujdesit gjatë qarkullimit rrugor.
Autoritetet policore paralajmërojnë se dukshmëria e reduktuar mund të rrezikojë seriozisht sigurinë në trafik.
Policia ka apeluar te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.










