Pas reshjeve të njëpasnjëshme të borës në vend, Policia e Kosovës ka bërë apel te qytetarët që të tregohen të kujdesshëm në vozitje.
“Kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë të mbuluar me borë dhe me ngrica!Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Reshjet e borës kanë filluar dhe akoma po vazhdojnë që nga mëngjesi i sotëm.