Policia e Kosovës me gjithë angazhimet, masat e vazhdueshme operacionale, duke perfshirë edhe fushatat senzibilizuese dhe apelet për një kujdes për siguri më të madhe në trafik, referuar statistikave të 24 orëve të fundit ku janë evidentuar dy aksidente me fatalitet, situata e sigurisë në rrugët tona mbetet ende shqetësuese.
“Aksidentet në përgjithësi e sidomos humbja e jetëve njerëzore në aksidente trafiku është shqetësuese jo vetëm për policinë, por edhe për institucionet tjera dhe qytetarët në përgjithësi, prandaj kërkohet dhe apelojmë për një përkushtim dhe qasje më gjithëpërfshirëse proaktive, për një gjendje më të mirë”, thuhet në komunikatë.
Policia e Kosovës me njësitet e saj në kuadër të fushëveprimit të saj vazhdon të monitorojë dhe të menaxhojë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me regullat në trafik, masa ndëshkuese ligjore do të aplikohen me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve në veqanti atyre me fatalitet që po paraqesin shqetësim për të gjithë dhe po shkaktojnë humbje të jetëve njerëzore”, përfundon apeli.