Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë nga aksioni i 22 marsit për kontrollimin e lojërave të fatit.
Sipas njoftimit të policisë në aksionin e realizuar bashkë me Doganën dhe ATK-në janë kontrolluar 235 lokale dhe janë mbyllur 222 prej tyre.
Gjithashtu gjatë këtij plani janë sekuestruar 202 aparate të ndryshme të lojërave të fatit, një tavolinë rolet, 32441 €, 850$, 150 Franga.
Sipas policisë, operacioni ka përfunduar rreth orës 23:40 pa ndonjë incident.
“Lidhur me këtë rast hetimet janë duke vazhduar dhe si rezultat i hetimeve deri më tani përveç tjerash në bankat e Kosovës bazuar në urdhresë të gjykatës janë ngrirë 2.182.500.00 Euro ( Dy milion e njëqind e tetëdhjetë e dy mijë e pesëqindë Euro) nga xhirollogaritë e bizneseve të të dyshuarave”, thuhet në njoftim.